Connect with us

Lajme

Maqedoni/ Qeveria sot duhet të vendos për lehtësime e reja

Publikuar

Shkup – Kompetentët në vend paralajmëruan lehtësim të mundshëm gradual të masave për mbrojtje nga koronovirusi, por edhe masa shtesë si mbajtja e obligueshme e maskave mbrojtëse, të cilat do të shkojnë së bashku me uljen e kufizimit të kohëzgjatjes së orës policore dhe lehtësim të orës policore dhe lehtësim të lëvizjes së më të rinjve dhe më të moshuarve.

Paraprakisht nga Qeveria paralajmëruan edhe përpunim të planit operativ për fillimin e kthimit të procesit në normale pas festave të 1 majit.

Propozohet të bëhen ndryshimet vijuese: ora policore çdo ditë të fillojë në orën 19 në vend se në orën 16 siç ishte deri më tani. Me këtë do të fitohen orë shtesë që qytetarët t’i kryejnë obligimet dhe të furnizohen me gjërat e nevojshme, për qytetarët më në moshë në vend se prej orës 10 deri në 12 të vazhdojë koha e lëvizjes prej orës 8 deri në orën 12, vazhdimi i periudhës në të cilën do të lëvizin të rinjtë deri në 18 vjeç dhe ajo do të jetë prej orës 13 deri në orën 16.

Propozim është që ora policore gjatë fundjavës të mbetet, por me orar të shkurtuar dhe tani të fillojë të shtunën në orën 13 dhe të përfundojë të hënën në orën 5. Mbetet ndalesa për grupimin e qytetarëve dhe të gjitha masat e tjera të cilat janë në fuqi lidhur me distancën fizike, shfrytëzimin e sipërfaqeve dhe parqeve publike.

NA NDIQ NË FACEBOOK