Connect with us

Lajme

Maqedoni, ja cilat kompani mund ti zhfrytëzojnë masat për pagat e punëtorëve

Publikuar

Të gjithë kompanitë nga të gjitha industritë do të mund të aplikojnë për të përfituar nga masa për subvencionimin e pagave të punëtorëve prej 14.500 denarësh.

Këtë e bëri të ditur ministrja e financave, Nina Angellovska, e cila i tregoi kushtet që duhet plotësojnë kompanitë për të përfituar nga kjo masë, ndërsa potencoi se realizimi i kësaj mase që do të përfshijë rreth 250 mijë të punësuar do t’i kushtojë shtetit 120 milionë denarë.

“Qëllimi i kësaj ndihme është që kompanitë të mund t’i ruajnë vendet e punës edhe përkundër uljes së intensitetit të punës. Kjo masë do t’i përfshijë të gjitha kompanitë nga sektorë të ndryshëm por të cilët përmbushin disa kushte. Kushti i parë për ta shfrytëzuar këtë masë është që kompania të ketë ulje të të hyrave për 30 për qind për muajt prill dhe maj, për dallim nga viti i kaluar në periudhën e njëjtë. Kompanitë e sapoformuara rënien e të hyrave duhet ta kenë në periudhën që punojnë, ndërsa për kompanitë sezonale merret për bazë mesatarja e katër muajve të fundit nga viti i kaluar. Kushti i dytë është që kompanitë të mos ndajnë dividenta, bonuse apo shpërblime dhe kushti i tretë është që për 10 për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve paga të jetë deri në 120.000 denarë për punëtor.”,- tha ministrja e financave, Nina Angellosvska./TVM2/

NA NDIQ NË FACEBOOK