Lajme
Maqedoni, diskutohet për ndryshim të orës policore, ky është propozimi?
Maqedonia tashmë nga kjo javë po përgatitet të lehtësoj masat restriktive të marra për përballje me koronavirusin, raporton Zyrtare.net
Bujar Osmani, zv/kryeministër për çështje evropiane në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se në shtabin qëndror të krizave është diskutuar kërkesa që ora policore nga kjo jave të jetë nga ora 19:00 deri 05:00!
Ky propozim vjen në prag të fillimit të muajit të Ramazanit, gjë që mirëpritet nga besimtarët të cilët do të kenë më tepër kohë për të kryer aktivitetet e tyre ditore për gjatë këtij muaji./Zyrtare.net/
















