Connect with us

Lajme

Maqedoni/ Bekteshi qetëson: Miell e grurë ka mjafueshëm në vend

Publikuar

Do të shfuqizohet ndalesa për eksportin e miellit nga Maqedonia në vendet fqinjë. Ministri i ekonomisë pas takimit me prodhuesit e miellit theksoi se në vend nuk ka mungesë të grurit dhe miellit, kurse çmimet nuk kanë shënuar rritje dhe kjo ka shtyrë qeverinë që të merr një vendim të tillë.Bekteshi informoi se ky lehtësim do të bëhet me faza, përcjell TVM2.

“Një pjesë e konsiderueshme e prodhimit vendor duhet të destinohet për tregun e brendshëm dhe një përqindje e caktuar do të jetë e caktuar për eksport, me të vetmin qëllim që kjo industri shumë e rëndësishme për vendin në këto momente të jetë më konkuruese jo vetëm për tregun vendor, por edhe në atë rajonal.”– tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

Nga shoqata e industrisë së miellit dhe bukës thonë se në fillim të krizës së shkaktuar nga virusi korona, kishte një kërkesë të shtuar për miell, gjë që rriti çmimet botërore për grurë. Sidoqoftë thanë se nuk ka nevojë për panik, sepse ka rezerva të mjaftueshme./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK