Connect with us

Lajme

Manastirliu: Shërohen dhe pesë infermierë nga koronavirusi

Publikuar

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin se pesë infermierë të tjerë janë shëruar nga pandemia e koronavirusit.

Sipas ministres, testi i dytë i realizuar në laboratorin e virologjisë konfirmoi se 4 infermierët në Kukës dhe një në Fier janë tashmë të shëruar nga Covid-19.

“Edhe 5 infermierë në Kukës dhe Fier janë shëruar nga Covid-19, mes 29 të shëruarve të 24 orëve të fundit. Janë 47 personel shëndetësor të shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 385 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19 dhe numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë se i të prekurve aktual, një tendencë që vijon pa luhatje prej më shumë se 10 ditësh”, shkruan Manastirliu./ A2 CNN

NA NDIQ NË FACEBOOK