Sport
Man Utd: Ka pasiguri të madhe nëse do të përfundojë sezoni

Ligue 1 i Francës këtë javë është bërë kampionati i parë i madh që anulojnë sezonin 2019/2020 shkaku i rrezikut të koronavirusit, ndërsa në Premierligë ende planifikohet që të përfundohet sezoni aktual.
Ka shumë shqetësime se si mund të vazhdojë ky sezon, ku kanë për t’u luajtur edhe ndeshjet e FA Cup dhe Kupës së Ligës, ku pritet të jetë një orar shumë i ngjeshur.
“Nga një këndvështrim në Mbretërinë e Bashkuar ka ende pasiguri të madhe, kështu që ne do t’i mbajmë tifozët e informuar sa më shpejt që merren vendime”, ka deklaruar Woodward.
“Ne duhet të kemi të qartë në atë se çka përmban e ardhmja. Çfarë do të ndodh me pjesën e mbetur të sezonit, cili është ndikimi i sezonit të ardhshëm, a do të luhet pas dyerve të mbyllura, cili është ndikimi në marrëveshjet e transmetimit, marrëveshjet e sponsorizimit, çfarë rëndësie do të kenë kupat vendase?”./Lajmi.net/






















