Shëndetësi
Mali i Zi me gjithsej 273 raste me Covid-19

Një rast i ri i infeksionit me koronavirus është regjistruar në Mal të Zi, duke rritur numrin e pacientëve në 273, njoftoi sot Instituti Malazez i Shëndetit Publik.
“Nga dje deri në orën 8:30, laboratorët e Institutit kanë përfunduar analizën e 36 mostrave të tjera, ndër të cilat është zbuluar një rast i ri i infeksionit me koronavirus”, thuhet në njoftimin e këtij instituti, raporton Vijesti i Malit të Zi, transmeton Klan Kosova.





















