Connect with us

Sport

Majlinda Kelmendi tregon se si po e kalon karantinën, xhudoja gjithmonë primare

Publikuar

Mbretëresha e xhudos, Kelmendi, ka treguar se edhe në këtë kohë të rëndësishme, xhudoja vazhdon të jetë primare për të.

Ajo ka treguar se jeton afër qendrës stërvitore, prandaj ajo po ka mundësi që të stërvitet me Distria Krasniqin e Nora Gjakovën.

“Jam në shtëpi gjatë kësaj kohe të vështirë. Unë jetoj afër qendrës sonë stërvitore dhe nuk kam nevojë të largohem nga ku jam, ose të udhëtoj për të stërvitur. 11 nga ne jetojmë afër. Ne nuk duhet të shkojmë askund përveç shtëpisë sonë dhe qendrës stërvitore, kështu që nuk përzihemi me asnjë. Ne jemi të gjithë mirë dhe familjet tona janë mirë. Supozoj se gjëja e vetme që mund të thuhet është se nëna ime ndihet e mbyllur. Por, ne të gjithë shpresojmë që situata të kalojë në të ardhmen e afët dhe ne të rikthehemi në rutinën e zakonshme’, ka thënë Kelmendi për ‘EJU’, transmeton lajmi.net.

“Të jem kaq afër qendrës stërvitore do të thotë se nuk më mungon stërvitja. Unë mund të stërvitem me grupin tonë dhe unë punoj shumë me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën. Për shkak se lokacioni ynë është afër, është gjithashtu e lehtë që të ecim maleve dhe ne përsëri nuk kemi kontakte me tjerët. Kështu, në këtë mënyrë, ne jemi me fat. Stërvitja është e mirë dhe unë ndihem në formë të mirë. Sigurisht, të jesh larg nga turnetë botërore do të thotë se nuk ke adrenalinën e njëjtë. Ajo që na mungon është tensioni  dhe ndjenja për të testuar veten ndaj  të tjerëve”, ka shtuar ikona kosovare e xhudos.

“Kjo kohë më ka dhënë mundësi që të reflektojë në disa gjëra rreth karrierës sime dhe të përmirësojë koncentrimin. Sigurisht, kam menduar për Lojërat Olimpike, por edhe kam kujtuar suksesin në Rio. Kishte kohë të vëshitra pas fitores sime. Kisha disa lëndime. Por, unë menaxhova të kthehem e fortë dhe të gjejë rrugën për podium. Isha e kënaqur me rikthimin në Abu Dhabi, anash finales ku duhej tërhequr për shkak të lëndimit. Por, pastaj fitova në Tashkent dhe edhe pse mund të mos jetë eventi më i madh, isha shumë e kënaqur me mënyrën si fitova. Gjithsesi, unë isha e lumtur edhe me medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, gjë që konfirmoi se isha në rrugë të mirë”.

“Është e rëndësishme për mua që të jem e fokusuar dhe të mbajë gjërat sa më afër rutinës sime. Por, unë nuk mund të mos mendoj që do të jetë akoma më mirë kur gjërat të kthehen në normalitet, të kem pushime me familjen; ndoshta në det, Dubai ndoshta. Unë nuk kam qenë atje, por është vend që dua ta vizitoj”.

“Do të ketë mjaftueshëm kohë për pushime pas Lojërave të 2021. Deri atëherë, unë nuk shoh ndonjë ndryshim në renditjen e emrave të mëdha në turne dhe në Lojërat e ardhshme. Këta janë emrat që do të jenë; Abe Uta, Amandine Buchard, Natalia Kuziutina dhe ndoshta Sosorbaram Lkhgvasuren. Nuk kishte  opsione tjera për IOC, përveç se të shtyheshin Lojërat. Situata në botë ishte serioze dhe njoftimet që shihnim ishin të këqija për shumë vende. Të jem e sinqert, unë do të koncentrohem të jem gati dhe nëse kemi më shumë kohë për shërimet nga lëndimi atëherë disa xhudistë do të jenë me fat dhe mund të ndihen të lumtur. Gjithashtu, ka më pak stres për ata që tani koncentrohet për rikuperim, pa pasur nevojë të garojnë me lëndime”.

“Gjithmonë më ka pëlqyer Misato Nakamura dhe Lucie Decosse. Nakamura gjithmonë dukej se ka temperamentin e perfekt, fitore ose humbje ajo ishte shembull për xhudiste. Unë kam shansin që ndonjëherë të bisedoj me Lucie Decosse dhe supozoj se duhet të jetë qejf për atë që të dëgjojë se është idhull për mua”, ka thënë ndër të tjerash Kelmendi.

Majlinda do të synojë që suksesin e radhës ta ketë në Lojërat Olimpike të Tokios, që do të mbahen më 2021. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK