Kosovë
Lutfi Haziri flet për kandidimin e Hoti për kryeministër

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka folur për zhvillimet e fundit në vend dhe kandidimin e Abdullah Hotit si mandatar për kryeministër.
Ai ka thënë se Hoti ishte zëvendëskryeministër i parë në qeverinë e shkarkuar dhe kështu u vendos edhe tani në qeverinë e cila pritet të formohet këtyre ditëve.
“Hoti ishte zv kryeminisër i parë nga LDK natyrshëm ka pasu mandej që ne në këtë fazë pasi që mocioni ndodhi që z.Hoti ta vazhdojë formatin e ri që i jep mundësi LDK’së me qeverisë me ndërtu një shumicë të re”, ka thënë ai në Debat Plus.
Ai ka thënë se edhe emri i tij është lakurar si kandidat për kryeministër në mbledhjen e sotme të LDK’së.
“Ka pas edhe emra tjerë edhe emri im është përdor, por nuk e kom pa vetën nuk e shoh vetën as këtë qeveri as në atë të 1 shkurti LDK-VV, nuk përshtat emri im dhe profilimi në këtë kabinet qeveritar”, u shpreh ai./Periskopi/





















