Connect with us

Sport

Luis Campos lidhet me kalimin e mundshëm tek United – pranon se ka pasur oferta

Publikuar

Drejtori sportiv i skuadrës së Lille, Luis Campos, ka pranuar se ka pasur disa oferta drejt tij, edhe pse nuk ka zbuluar emra të skuadrave.

Campos lidhet me kalimin e mundshëm te skuadra e Manchester United, ku nuk janë të kënaqur me drejtorin sportiv.

Portugezi ka zbuluar se çfarë ka ndodhur së fundmi, por ka pasur disa rezerva.

“Ka pasur kontakte dhe ka akoma kontakte që mund të ndryshojnë karrierën time”, ka thënë Campos, transmeton lajmi.net.

“Për respektin e njerëzve që punojnë në këto klube, unë nuk do të flas me emra. Por, ka propozime”, ka shtuar ai.

Manchester United do të tentojë maksimalisht për të siguruar shërbimet e Campos. Një lëvizje mund të finalizohet gjatë verës. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK