Kosovë
Lokacioni im është në shtëpi, Sveçla e Kurti mund të vijnë – Telefonata e plotë e Thaçit (Video)

Presidenti Hashim Thaci ka qenë i ashpër me Xhelal Sveclën, Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje në një lidhje të drejtpërdrejtë në tv Dukagjini.
Kjo është telefonata e plotë, e zbardhur, përcjell Periskopi.
“Fillimisht ajo që dua të theksoj është kjo që prej clirimit të Kosovës e deri dje kur kam dalë dhe hyrë në realicionin Kosovë – Shqipëri, kam hyrë në procedurat e njëjta tash e 20 vite.
Ndërsa për interesimin e Sveclës dhe Kurtit si ndërmarrje kriminale që janë shndërruar, nëse ju intereson për lokacionin tim, unë jam në shtëpi, por edhe për masat tjera, duhet të mendojnë që të mos krijojnë konfuzion, shpifje marrëzira e të mos kërcënojnë njerëz të politikës, si kësaj radhe zotin Pacolli që janë duke e intimiduar.
Kështu që lokacioni jem është në shtëpi për ministrin edhe për shefin e tij dhe gjithë ndërmarrje kriminale të tyre, nëse ia mësyen mos t’vjen vet, le të vjen me Kurtin.
Është një shpifje ordinere se kam qenë me Pacollin në veturë, është kërcënim dhe shantazh që i bëhet shumë njerëzve në Kosovë, të këtyre njerëzve të coroditur që i përngjajnë viteve të 70-ta të sistemeve moniste.
Do të vazhdojmë, do ta tejkalojmë pandeminë, dhe ky grup criminal që ka kapur qeverinë të mos vazhdojë kështu”. /PERISKOPI/






















