Connect with us

Kosovë

Lirohen nga vetizolimi tri familje në Podujevë

Publikuar

më

Nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se tashmë janë liruar nga vetizolimi familja Haliti nga fshati Dumnicë e Poshtme, familja Latifi nga Bradashi dhe familja Ajeti nga Poduejva.

Rudari njoftoi se kjo u bë pas kërkesës së parashtruar nga komuna drejtë ndaj IKShPK-së, njofton Klan Kosova

Rudari mes tjerash theksoi familjet në fjalë nga sot janë të liruara nga kjo masë, por që kërkohet t’i përfillin rregullat në rrethanat e pandemisë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Pas kërkesës tonë drejtuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë liruar nga vetizolimi familja Haliti nga fshati Dumnicë e Poshtme, familja Latifi nga Bradashi dhe familja Ajeti nga Podujeva.

Familjet në fjalë nga sot janë të liruara nga kjo masë, ndërsa nga ta kërkojmë t’i përfillin rregullat në rrethanat e pandemisë, të cilat janë përcaktuar nga institucionet relevante shëndetësore dhe ta vazhdojnë jetën sikurse të gjithë qytetarët e tjerë të Komunës së Podujevës.

#rriNshpi

NA NDIQ NË FACEBOOK