Sport
Lippi: Rifilloni sezonin

Lippi është bashkuar në thirrjet për rifillimin e sezonit të Serie A, duke mos përkrahur idenë për anulim.
Ish trajneri i kombëtares së Italisë beson se sezoni duhet përfunduar në fushat e blerta dhe për këtë është i bindur.
“Sot nuk ekzistojnë kushtet e duhura për futboll dhe besoj se do të ketë edhe disa muaj telashe. Por, kur gjërat të kthehen siç kanë qenë, besoj se sezoni duhet përfunduar, edhe nëse duhet luajtur me dyer të mbyllura”, ka thënë Lippi, transmeton lajmi.net.
“Jam kundër titujve dhe rënieve të jashtëzakonshme nga liga. Sezoni duhet përfunduar në fusha të blerta”, ka shtuar trajneri italian.
Italia sot ka vazhduar masat e mbylljes deri më 3 maj, që do të thotë se deri në atë datë nuk mund të rikthehet Serie A. /Lajmi.net/






















