Kosovë
Limaj: E paturpshme që Qeveria Kurti për mos punën e tyre të fshihet pas pandemisë

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sonte në Debat Plus ka thënë se situata me pandeminë s’ka të bëjë fare me mocionin ndaj Qeverisë Kurti, transmeton Periskopi.
Limaj thotë se rrëzimi i Qeverisë nuk e ka penguar Albin Kurtin e të tjerët të punojë si duhet për parandalimin e koronavirusit
‘’Besoj e kam ndihmu vendin tim të dalë nga kriza. Ata janë bo copa me njani tjetrin. Asnjë gjë nuk ka pasë impat mocioni. Kjo është me u fsheh në mënyrë të paturpshme ndaj një situate të tillë. Qeveria e ka për obligim me i kry detyrat dhe me ruajt funksionalitetin’’
‘’Mos e përzieni pandeminë dhe me atë që ka ndodh me Qeverinë’’/PERISKOPI/





















