Connect with us

Sport

Ligue 1, ekipet që do luajnë në Evropë, ato që do bien dhe ato që do promovohen

Publikuar

Pasi dje morën vendim për anulimin e kampionatin, sot vendosen të shpallin edhe kampionin – i cili do t’i takojë Paris Saint-Germain.

Kësisoj, tashmë janë konfirmuar ekipet që do të luajnë në Evropë sezonin e ardhshëm, ato që do bien nga liga dhe ato që do promovohen, përcjell lajmi.net.

PSG, Marseille dhe Rennes do ta përfaqëojnë Francën në Ligën e Kampionëve, kurse Lille, Reims i Arbër Zenelit dhe Nice do të luajnë në Ligën e Evropës.

Tolouse dhe Amiens përshëndeten nga kampionati elitarë francezë, kurse Nimes shpëton falë anulimit të ‘play-out’.

Lorient dhe Lens kanë prerë biletën për të luajtur në Ligue 1 sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK