Connect with us

Kosovë

Liburn Aliu s’i bën hesap qytetarët e thjeshtë: Sulmon oponentët politikë për t’u shfajësuar për testet

Publikuar

Një ndër anëtarët më të moçëm të Lëvizjes Vetëvendosje, z.Liburn Aliu, ka bërë një reagim në Facebook pas sulmeve që po merr qeveria që udhëhiqet nga partia e tij për imazhin e përmirësuar në botë të Serbisë pas 1 mijë testeve të ofruara për Kosovën. 

Në vend se të merrej me qytetarët e thjeshtë të Kosovës që po kërkojnë shpjegime për një gjë të tillë, ai ka sulmuar qeveritë e kaluara se kanë importuar”oksigjen” nga vendi fqinj.

Në fakt, oksigjeni është importuar nga spitalet private të Kosovës dhe jo nga qeveritë e ndryshme të vendit përgjatë këtyre viteve, shkruan Periskopi.

Në këto javë të Vetëvendosjes në qeveri, kjo parti e ka bërë zakon që të sulmojë kundërshtarët politikë për çdo gabim që bën – e jo të merret direkt me ato probleme.

Statusi i plotë: 

Është interesante që të gjithë ata që janë kundër reciprocitetit me Serbinë, pra ata që janë mësuar me importimin dhe kontrabandimin gjithçkaje nga Serbia sot po janë më të zëshmit në sulmin në lidhje me pranimin e 1,000 testeve nga Serbia. Po të njejtit nuk e kanë pasë problem në të shkuarën që në kushte normale (dhe jo të krizës që gjendemi) të importohet qoftë oksigjen e qoftë gjak ose qoftë edhe të pranohen si donacione serume të ndryshme, që janë bërë në të shkuarën, po nga Serbia.

Ju të PLAN-it nuk e keni problem Serbinë, se me të keni biznes e dallavere, ju problem të vërtetë realisht e keni VETËVENDOSJEN, drejtësinë dhe reciprocitetin. Kjo u tregua dhe sot, kur presidenti i PLAN-it bëri thirrje që Kosova të heqë dorë nga reciprociteti me Serbinë. Pikërisht sot, në shtatëvjetorin e marrëveshjes Daçiq-Thaçi për Zajednicën e Bosnjëzimin e Kosovës

NA NDIQ NË FACEBOOK