Connect with us

Sport

Leroy Sane 15 milionë euro larg Bayern Munich

Publikuar

Anëtari i Manchester City, Sane, vazhdon të jetë dëshira primare e Bayern Munich, për merkaton e verës.

Lojtari gjerman lidhej me kalimin te bavarezët edhe gjatë verës së kaluar, por një lëndim i lojtarit la gjithçka të suspenduar.

Së fundmi raportohet përsëri për negociatat mes palëve, dhe thuhet se puna tashmë qëndron vetëm te çmimi që duhet paguar për kartonin e lojtarit.

Sipas ‘Bild’, ka një hapësirë prej 15 milionë eurove mes asaj që Manchester City kërkon dhe Bayern Munich po ofron, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, pas situatës së pandemisë Covid-19, gjërat mund të ndryshojnë dhe pse jo edhe çmimi i Sane të reduktohet.

Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayern, ka bërë të ditur se skuadra e tij do të shkojë pas Sane përsëri. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK