Kosovë
Lekaj – militantëve të VV’së: Nuk shkon more kështu, jemi vend demokratik e mund të mendojmë ndryshe

Pal Lekaj, thotë se është e rrezikshme fushata e militantëve të Vetëvendosjes në rrjetet sociale. Ai thotë se nuk mund t’i merret askujt liria e shprehjes në një vend demokratik.
“Nuk shkon more kështu, si ta kesh një mendim ndryshe, ti s’bën. Kush janë ata të ma marrin lirinë e shprehjes, ma more se jemi vend demokratik, nuk dojmë vend ku për një fjalë shkarkohet ministri e zëvendëskryeministri. Unë mund të kem një mendim ndryshe ndaj zotit Haradinaj ose kujtdo, por nuk mundesh me m’thanë rrugac”, ka thënë Lekaj në t7./PERISKOPI/




















