Connect with us

Sport

LeBron James flet për mundësinë që ndeshjet të luhen pa tifozë

Publikuar

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, vazhdon të jetë e suspenduar, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Gjasat janë të mëdha që sezoni të rifillojë, por pa praninë e tifozëve.

Lidhur me këtë mundësi, disa komente ka dhënë edhe LeBron James, ylli i skuadrës së Los Angeles Lakers.

“Nëse vijmë në një pikë ku duhet luajtur pa tifozë, ne e dimë përsëri se kemi besimin e tyre në shpirtat tonë”, ka thënë James, transmeton lajmi.net.

“Kështu, shpresojmë që ta bartim atë energji të cilën e dimë se marrim nga ta”, ka shtuar ‘Mbreti’.

James dhe Lakers shiheshin si favoritët për të triumfuar këtë edicion në NBA, bashkë me Milwaukee dhe LA Clippers.

Për yllin e Lakers, atë që shihet si fytyra e NBA, James, tifozët duket se kanë një rol special. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK