Connect with us

Kosovë

Latifi: Ja ku i kanë rrënjët deklartat si ajo e Shkëlzen Gashit

Publikuar

Blerim Latifi thotë se deklaratat për të barazuar UCK-në dhe shqiptarët me krimet serbe, i kanë rrënjët te qarqet anti-amerikane në Ballkan.

“Ne sot kujtojmë mbi 400 masakra, mbi 10 mijë të vrarë civilë, kemi me mijëra fshatra që janë rrafshu me tokë dhe drejtësia për këto ende nuk është as në pikën elementare dhe tash na kanë dalë do që po thonë jo, edhe pala shqiptare duhet, po cfarë drejtësie kur hala nuk është dënu kërkush për Mejën, hala s’është dënu kërkush për Rezallën, Recakun, Prekazin. Është diskurs që nuk ka lidhje me drejtësinë por shkojnë përtej interesave politike. E kanë origjinën në doktrinën që kanë udhëheq gjatë luftërave qarqe të ndryshme anti-amerikane që kanë pasë pikpamjen se luftërat në ish-Jugosllavi nuk janë luftëra mes të drejtit e të padrejtit, por janë luftëra mes fiseve, është doktrina që e ka prodhu këtë diskurs që pas luftës në Kosovë është nxitë, është ushqy e përdorë nga grupe të ndryshme, OJQ të ndryshme, nuk është diskurs që ka për qëllim drejtësinë, është diskurs që përpiqet me relativize krimin që ka ndodhë në Kosovë”, tha Latifi në pressing./PERISKOPI/

NA NDIQ NË FACEBOOK