Lajme
Qeveria e Maqedonisë vendos: Ora e re policore me këto ndryshime prej nesër

Ndryshimet e reja për orën policore sapo janë miratuar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, raporton Zyrtare.net
Nga dita e nesërme ora policore do të implementohet nga ora 19 deri në ora 05 e mëngjesit. Të shtunën ora policore fillon nga ora 15 deri në ora 5 të mëngjesit, ndërsa të dielën ora policore do të vlej për 24 orë.
Komunikata e Qeverisë:
Lëvizja e popullatës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të jetë e kufizuar nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit nga e hëna deri të premten.
?Gjatë vikendeve lëvizja e qyterarëve do të kufizohet nga ora 15:00 ditën e shtunë deri në orën 5:00 të mëngjesit të ditës së hënë.
Lëvizja e qytetarëve të moshës mbi 67 vjet nga e hëna deri të premten, në periudhën kohore prej orës 12:00 deri në orën 5:00 të ditës së ardhshme do të jetë e kufizuar!
?Gjatë vikendeve nga ora 11:00 ditën e shtunë deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.
⛔Të rinjët deri në moshën 18 vjet, nga e Hëna deri të Premten, në periudhën kohore 19:00 deri 13:00 të ditës së ardhshme nuk do të mundë të lëvizin.
?Gjatë vikendeve ndalohet lëvizja ditën e shtunë nga ora 05:00 deri ora 13:00 dhe nga ora 15:00 deri ora 05:00 ditën e hënë.
⛔Ndalohet lëvizja e automjeteve të transportit publik në territorin e Republikës se Maqedonisë së Veriut, nga ora 19:00 deri 05:00 të ditën e nesërme.
Vendimet hynë në fuqi nga data 23.04.2020
Lajmi është konfirmuar edhe nga sekretari shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë informatike dhe administratë Adem Avziu.
Avziu për TVM2: Për shkak të muajit të Ramazanit, vendosëm ndryshim të orarit të orës policore?Nga dita e nesërme ora policore do të implementohet nga ora 19 deri në ora 05 e mëngjesit. Të shtunën ora policore fillon nga ora 15 deri në ora 5 të mëngjesit, ndërsa të dielën ora policore do të vlej për 24 orë.
Gepostet von Televizioni i Maqedonisë – TVM2 am Mittwoch, 22. April 2020
















