Lajme
LAJMI I FUNDIT/ Tronditet Durrësi, ekzekutohen me armë zjarri 2 vëllezër

Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri në qytetin bregdetar të Durrësit. Report Tv mëson se viktimat janë vëllezër, të cilët janë gjetur pajetë brenda në makinën tip ‘Golf’ me targa AA716ZZ.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 te tregu i makinave në Shenavlash, te zona e Nishtullës.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërsa janë ngritur edhe pika të shumta postblloku për të shkuar në rënë në gjurmët e autorëve.
Mister mbetet motivi nëse lidhet me ndonjë sherr të castit apo hakmarrje. Dy vëllezërit janë punonjës te tregu i makinave. Policia shoqëruar mbi 30 persona deri tani.
Një pjesë e bizneseve kanë qenë të mbyllura, por pritet që të kontrollohen kamerat e sigurisë nëse kanë fiksuar autorët.
Kanë mbërritur inspetorët e krimeve dhe familjarë që bëjnë identifikimin e viktimave brenda në automjet. Pas identifikimit do të bëhet dhe largimi trupave të tyre drejt morgut.
Ende nuk dihen shkaqet dhe emrat e viktimave, ndërsa kjo është një tjetër ngjarje e rëndë, pak minuta pas asaj të Lezhës ku u vranë dy persona të tjerë.





















