Connect with us

Kosovë

LAJMI I FUNDIT: Nenad Rashiq dorëhiqet si këshilltar i Qeverisë Kurti

Publikuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka dalë në konferencë për media bashkë me këshilltarin e tij, z.Nenad Rashiq. 

Në këtë konferencë pritej që z.Kurti t’i kërkonte dorëheqje z.Rashiq për shkak të aktakuzës që u ngrit para një jave për shkak të aferës së hidrocentraleve.

“Unë e çmoj shumë z.Rashiq, për shkak të vendosmërisë së tij, e për shkak të qartësisë së tij.”

Kurti tha se beson në pafajësinë e z.Nenad Rashiq, por se kjo ka cenuar funksionin e tij, përcjell Periskopi.

Ai tha se “krerët e çështjes nuk ndodhen me emrat e tyre në aktakuzat që ngriten.”

“Z.Nenad Rashiq ma ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij.” – tha ai më tej. /Periskopi 

NA NDIQ NË FACEBOOK