Sport
Lajm i mirë nga Stambolli: “Perandori” mposht koronavirusin

Ai ka njoftuar se ka mposhtur përfundimisht koronavirusin. Trajneri më i famshëm turk, i njohur si ‘Perandori’, luftoi për një muaj me Covid-19, dhe arriti ta mposht.
Terim këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.
“Siç e dini, unë kam luftuar me virusin për një muaj tani. Më besoni se nuk ishte një detyrë e lehtë. Kjo është arsyeja pse unë dua të ndaj me ju lajmin e mirë që sot për herë të parë jam negativ në lidhje me virusin”, ka shkruar Termin, përcjell lajmi.net.
Gjatë betejës me koronavirusin, Terim mori mbështetjen e botës së futbollit. Sigurisht ky lajm do të gëzojë tifozët e sinqertë të futbollit./Lajmi.net/






















