Sport
Kushti i Sancho për transferimin te Man Utd

Ylli anglez që aktivizohet me Borussia Dortmund, Sancho, dëshiron paraqitje në Ligën e Kampionëve, në mënyrë që të nënshkruajë me Manchester United.
‘Sun’ raporton se Sancho do të lë anash ‘Djajtë e Kuq’, në rast se këta të fundit dështojnë të arrijnë Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.
Tinejxheri i Dortmund ka një numër admiruesish nga Premierliga dhe për të pritet garë e fortë në merkaton e verës.
Por, përkundër faktit se është targeti kryesor i United, ai transferohet vetëm nëse mund të luajë në Ligën e Kampionëve.
Liverpool dhe Chelsea janë gjithashtu në ndjekje të sensacionit të Bundesliga. /Lajmi.net/






















