Connect with us

Kosovë

Kurti vazhdon me gjuhë të dhunës: Përmend gjakderdhjen për të justifikuar heshtjen për Veriun e okupuar nga Serbia

Publikuar

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se ka politikanë në Kosovë që duan konflikt për të çuar përpara idenë e shkëmbimit territorial me Serbinë.

Në një video të publikuar në Facebook, Kurti ka porositur që deklarimet e presidentit për veriun të merren me rezervë nga populli i Kosovës.

”Ata duan të provokojnë tensione sepse ata duan incidente. Sepse projekti i tyre për shkëmbim territorial sikur të realizohej do të shkaktonte konflikte e gjakderdhje të reja. Ai projekt dështoi. Tash duan konlifkte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi e ndarja e Kosovës”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se edhe ideja për gjendje të jashtëzakonshme është në funksion të kësaj ideje.

Ai ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë gjakftohtësinë.

“Ruajeni gjakftohtësinë dhe mos bini në kurthin e atyre, të cilët për t’i zbrazur shampajnat e tyre kanë nevojë të derdhet gjaku jonë. Mos bini në provokime. Ato janë kurthi që do të bien vetë ata”, ka shtuar ai.

Kurti ka bërë thirrje kryetarëve të dy Mitrovicave që mos të tensionojnë situatën.

“Atyre që kontribuan për ndarjen e Mitrovicës mos ju besoni”, ka shtuar ai.