Connect with us

Kosovë

Kurti tregon se pse nuk e ka vizituar ende Malishevën

Publikuar

Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Gjakovë, ku është takuar me kryetarin e Komunës, Ardian Gjini.

Kurti është pyetur nga gazetarët se pse nuk e ka vizituar komunën e Malishevës deri më tani, ku dihet se tashmë atje është epiqendra e koronavirusit.

Kurti tha se arsyja se pse nuk ka shkuar deri tani në Malishevë është se pardje zëvendësministri Xhelal Svecla e ka vizituar këtë komunë.

Kurti tha se nesër do të shkojë në Malishevë për të parë nga afër menaxhimin e situatës me koronavirus.

“Nuk shkova në Malishëvë sepse pardje ka qenë zvministri Svecla, nesër do ta vizitoj Malishev dhe dy komuna të tjera”, tha Kurti, përcjell Periskopi.

NA NDIQ NË FACEBOOK