Connect with us

Kosovë

Kurti premtonte se do të sjell kuadro nga jashtë, por po i kapë bordet me njerëzit e tij nga brenda

Publikuar

Kryeministri në detyrë Albin Kurti para dy mujave zotohej se do të qeveriste për të siguruar barazi e drejtësi në Kosovë.

Në një intervistë për gazetën e njohur zvicerane ‘Blick’ duke shpalosur programin qeverisës, ndër të tjera kishte thënë se në Kosovë nuk do të vazhdohet kultura e qeverive të mëparshme.

Në këtë intervistë ka përmendur se përderisa gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet ai dhe vartësit e tij nuk do të kenë kohë të lirë, madje duke punuar edhe në vikend dhe jashtë orareve të zakonshme. Këtu kishte përmendur pesë prioritetet e qeverisjes së tij që do të ishin shtylla e programit të tij: Ekonomi, Arsim, Drejtësi, Shëndetësi dhe Siguri. E me këtë rast kishte përmendur nevojën që kosovarët që diplomojnë jashtë vendit të kthehen në Kosovë.

Por dy muaj më vonë, Kurti ka vazhduar atë që e kishte kritikuar gjithmonë, politizimin e bordeve të ndërmarrjeve publike.

Në një vendim të orëvë te vona, qeveria e drejtuar nga ai, emëroi anëtarët e rinjë të bordeve që i kishte shkarkuar gjatë qeversisjes 52 ditëshe, por zëvëndësimin e bëri me figura të partisë së tij, madje disa nga ta ishin edhe në listën e kësaj partie në zgjedhjet e fundit.

Në mesin e tyre është edhe ai i Mentor Hysenit, i cili ka marrë pozitën e kryesusit dhe drejtorit të ndërmarrjes publike qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A.

Mirëpo Hyseni, nuk është emër i panjohur për Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që i njëjti në zgjedhjet e 6 tetorit, ishte kandidat për deputet në këtë subjekt politik. Madje, atë e pati prezantuar vet Kurti edhe në faqen zyrtare Facebook.

Për më tepër, Qeveria në detyrë ka emëruar edhe  në ndërmarrjen publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrak os” Sh.A., në kuadër të emërimit të Bordit të Përkohshëm, ka edhe emra të tjerë nga Vetëvendosje.

Artan Dërmaku, i cili u emërua drejtor, po ashtu iu bashkua VV-së në zgjedhjet e fundit, duke u bërë anëtar i kësaj partie./Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK