Kosovë
Kurti ngushëllon familjarët e viktimave të koronavirusit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka telefonuar sot familjarët e dy viktimave nga koronavirusi për t’u shprehur ngushëllimet më të sinqerta.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook.
“Ne të gjithë, së bashku, ndajmë dhimbjen me familjet e S.N. nga Prishtina dhe atë të N.R. nga Prizreni. Ky lajm i hidhur, le të jetë thirrje më e zëshme për disiplinë dhe respektim të këshillave të ekspertëve shëndetësor. Këto këshilla janë në të mirë të secilit prej nesh, atyre për rreth nesh dhe shëndetit publik të përbashkët.
Asnjëri nga ne nuk jemi imun ndaj virusit korona, andaj edhe të gjithëve na takon përgjegjësia që ta ndalojmë përhapjen e tij. Ju lutemi rrini në shtëpi, mbani distancën e rekomanduar dhe kujdesuni për higjienën tuaj”, është shprehur Kurti.






















