Kosovë
Kurti: Jam i gatshëm për gjithçka, ky vit është vit i betejës

Kryeministri në ikje, Albin Kurti, ka thënë sërish së ‘Thaci e Vuciq kanë qëndruar me thika mbi harta’.
Ai ka thënë se ky vit është ‘vit beteje’ dhe se ‘ai është i gatshëm për gjithcka’.
“Viti 2020 është vit i betejës dhe këtë betejë do ta fitojmë. Presidenti ka shprehur qartë intencën për një qeveri të re, jashtë kushtetuese. Unë besoj se edhe në aspektin politico kombëtar, e edhe në aspektin kushtetues, do të dalim fitues. Jam i gatshëm për gjithcka, populli nuk do ta lejojë presidentin ta ndajë Kosovën e ta shpëtojë veten e tij”, ka thënë Kurti.
Këto komente Kurti i bëri në Çim Peka LIVE në Syri TV.






















