Connect with us

Kosovë

Kur do dalë vendi nga izolimi? Basha: S’kam ndërmend t’ja fus kot

Publikuar

Kreu i opozitës, Lulzim Basha në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, se kur mund të dalë vendi nga izolimi për shkak të COVID-19, theksoi se nuk ka ndërmend të flasë kot kur ende nuk ka një plan konkret nga qeveria.

Në një komunikim virtual me gazetarët, Basha tha se po të kishte testime masive, situata do të ishte e qartë.

“Kush flet për momentin se kur duhet të dalë Shqipëria nga izolimi, duhet të na tregojë autoritetin, ose ja fut kot. Unë nuk kam ndërmend t’ja fus kot. S’mund ta themi sot se çfarë rrjedhje do ketë pandemia. Do e thoshim nëse do kishim mjaftueshëm testime. Para 4 ditësh ka pasur anëtarë të maxhorancës që kanë pranuar se numri i të infektuarve është më i madh. Që do të thotë se numri i viktimave është më i madh dhe numri i mbartëseve në kontakt me qytetarët është i madh. Ndaj mbartësit duhet të izolohen. Nëse një person infekton dy të tjerë, pandemia do të zgjerohet. Ndaj duhet të rrisim numrin e testimeve. Shqipërisë i duhet një strategji e re për të dalë nga kjo situatë. Nuk mund të dalësh nga një zjarr i madh me sy të lidhur dhe ku nuk i di se ku i ke vatrat. Nga ana tjetër s’mund ti thuash qytetarëve që të qëndrojnë pa fund në shtëpi. Ndaj duhet të rritet numri i testimeve. Të flasim për hapa konkrete kur nuk kemi një strategji, është spekulative. Ky është problemi kryesor. Ndaj nëse s’ke strategji, po improvizon. Po është i pakuptueshëm dhe i pafalshëm në javën e 5 apo të 6 të emergjencës. Kjo tregon se nuk ke plan e strategji, dhe pastaj këpusim kodra pas bregut. Kam vënë në dispozicion të institucioneve edhe zyrtarisht pikëpamjen tonë për të dalë nga kjo situatë. Pres, por jo shumë gjatë, që të nisë një strategji e re, për gjurmimin e burimeve dhe paraqitje të qartë të situatës. Më e rëndësishme, tranzicioni, nga karantina, tek rihapja e ekonomisë. Ndaj duhet një plan. Asgjë se zëvendëson planin, as duke folur në hava, si shkohet apo nuk shkohet në plazh.”, theksoi ai.

Po ashtu, Basha komentoi edhe deklaratën e Ramës, që ky i fundit bëri sot në Kuvend, ku tha se sipas një parashikimi të ekspertëve, nëse nuk merreshin masat, në vend do të kishte 18 mijë të vdekur.

“18 mijë të vdekur?? I bie që po ta marrim në raport me popullsinë, Suedia ka 119 të vdekur. Kjo tregon se ajo që është thënë sot në parlament është e pavërtetë. Për mua është humbje kohe dhe për qytetarët, dhe për ju. Thirrja ime është që t’i jepet fund mungesës së transparencës. E vërteta nuk është problemi, por mënyra e vetme për të menaxhuar situatën sot dhe për të ndërtuar urë për të dalë nga kriza. S’mund t’i mbajë pafundësisht njerëzit në shtëpi. Duhet të themi se pse kërkojmë këtë sakrificë ndaj hapi i parë është ndryshimi rrënjësor i testimeve. T’i kërkosh njerëzve që të mbajnë bizneset mbyllur dhe pa një plan, kjo është papërgjegjshmëri.”, tha Basha.

NA NDIQ NË FACEBOOK