Connect with us

Sport

Kundërshtari më i vështirë? Messi apo Ronaldo? Mbrojtësi më i mirë? Përgjigje interesante të Kumbullës

Publikuar

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, ka folur lidhur me kundërshtarin e tij më të mirë, debatin Messi-Ronaldo, si dhe për mbrojtësit më të mirë, sipas mendimit të tij.

Gjithashtu, mbrojtësi i Verona i është falënderuar trajnerin Ivan Juric për atë që është sot, duke kujtuar edhe kohërat kur ai mblidhte topat në vijat anësore të fushës.

“Unë duhet ta falënderoj Ivan Juric. Po jetoj një ëndërr të bërë realitet. Isha një ‘djal i topave’ në ‘Stadio Bentegodi’ dhe kurrë nuk do ta harrojë ditën kur isha në vijat anësore, në fitoren 3:0 kundër Genoa, me dygolëshin e Luca Toni”, ka thënë Kumbulla, transmeton lajmi.net. “Tani ndihem mrekullueshëm, pasi veshi fanellën e klubit ku u rrita”, shtoi ai.

“Dybala është kundërshtari më i vështirë që kam markuar. Sa për Cristiano Ronaldo, gjithmonë kam pëlqyer Messin. Në pikëpamjen time, mbrojtësit më të mirë në botë janë Virgil van Dijk, Giorgio Chiellini dhe Sergio Ramos”, ishin fjalët e Marash Kumbulla.

Kumbulla thuhet të jetë në radarin e Inter. ‘Zikaltrit shihen si favoritët për kartonin e shqiptarit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK