Connect with us

Lajme

Kumanovë edhe 13 të infektuar, mes tyre 4 infermierë

Publikuar

Në 24 orët e fundit , në rajonin e Kumanovës sërish shënohet ngritje e numrit të të prekurve nga COVID 19, pasiqë janë regjistruar edhe 13 raste, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 143, nga të cilët 9 viktima. Nga numri I të prekurve të fundit gjenden 4 infermiere edhe atë 2 nga reparti I gjinekologjisë dhe akusherisë dhe 2 nga ai infektiv.

Situata ka shtyrë Shtabin për mbrojtje dhe shpëtim, të kërkojë mbylljen e përkohshme të repartit të gjinekologjisë dhe akusherisë, me qëllim të parandalimit të përkeqësimit të mëtejme të situatës atje. Në një prononcim për TVM 2, Arfi Latifi, drejtor pran Q.SH.P. Kumanovë, shpalos aktivitetet e kësaj qendre gjatë 24 orëve të fundit.

“Kemi 13 raste positive me COVID-19, 4 prej tyre janë personel mjeksor. Sot kemi kryer gjithashtu testime përmes “Termini Im” 23, në teren 25, dhe 7 nga personeli mjeksor, mirëpo ky nuk është numër definitive pasiqë brenda ditës vazhdojmë edhe më tej me testime si Brenda spitalit ashtu edhe në lokalitete tjera”, tha për TVM2, Arif Latifi, drejtor i Q.SH.P. Kumanovë.

SH.H. “Busulla e Bamirësve”, pako ushqimore për 211 familje të rrezikuara sociale

Krahas aktiviteteve të shumta për parandalimin e zgjerimit të virusit Korona, në rajonin e Kumanovës vërehen edhe aktivitete për t’u dalë në ndihmë rasteve të rrezikuara sociale. Shoqata Humanitare “Busulla e Bamirësve” me seli në Kumanovë, ditëve të fundit po shpërndan pako ushqimore jo vetëm në Kumanovë e Likovë por edhe në Komunën e Velesit.

“Në kohën e pandemisë sigurisht se është shtuar nevoja sepse njerëzit jo që nuk kan mund me lëvizë, por nuk kanë se me cka të lëvizin, për atë edhe kemi ndërmarr iniciativë bashkë me donatorët dhe aktivistët, diku prej 12 marsit kemi fillu me aksionin dhe kemi arrit t’i shpërndajmë 211 pako ushqimore, pra kemi përfshirë 211 familje, shpresojmë të vazhdojmë edhe më tutje me këtë aksion shkaku i nevojës së jashtëzakonshme”, shtoi mes tjerash Berat Ramadani nga Shoqata Humanitare “Busulla e Bamirësve”

Ekipet komunale të N.P. “Pastrim dhe Gjelbrim”, por edhe njësia territorial e zjarrfikësve, kanë vazhduar me masa të shtuara të dezinfektimit nëpër institucionet shtetërore, si dhe rrugët e lagjet e qytetit.