Connect with us

Lajme

Kumanova rajoni më kritik, 11 punonjës të spitalit dalin pozitiv me koronavirus

Publikuar

Kumanova bëhet rajoni vatra më e re e të infektuarve me Covid 19 në Maqedoni. Në spitalin e këtij qyteti ka 11 punonjës shëndetësorë pozitivë me koronavirus.

Drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva për MIA-n deklaroi se nga gjithsej të infektuarit, dy janë mjekë, tre janë teknikë rëntgeni, tre janë infermiere të Sektorit për kirurgji, dy janë infermiere të Repartit infektiv dhe një infermiere nga Sektori për neonatologji.

“Ministria është informuar për këtë situatë dhe është kërkuar ndihmë për organizimin e punës së spitalit”, ka thënë Zaharieva.

NA NDIQ NË FACEBOOK