Connect with us

Sport

Kukeli: Në fillim e refuzova ftesën, por me Shqipërinë përjetova maksimumin

Publikuar

Në një intervistë për “Regiofusball”, ai rrëfen historinë e suksesit me Shqipërinë, deri në finalet e “Euro 2026”. Ai pranon, duke mos fshehur asgjë nga e kaluara si kuqezi, se fillimit e kishte refuzuar ftesën për t’iu bashkuar Shqipërisë:

 “E refuzova ftesën e parë të Kombëtares, pasi më kontaktuan vetëm tri ditë para se të shkoja me pushime. Iu thashë: Më vjen keq, nuk mundem, kam rezervuar pushimet. Nuk prita ftesë tjetër, por, disa javë më vonë, erdhi mesazhi nëse kisha dëshirë që të luajë me Kombëtaren. Me siguri që po, sepse atëherë isha edhe i lirë”.

Më 7 shtator 2012, Kukeli luajti ndeshjen e parë me Shqipërinë, kundër Qipros, në kualifikueset e Europianit (Shqipëria fitoi 3-1). Katër vite më vonë, ishte pjesë e listës së De Biasit për “Euro 2016”.

“Në këtë kohë përjetova çdo gjë që mund të përjetosh në futboll. Kundër Portugalisë, në kualifikueset, Shqipëri mednohej se nuk kishte shanse, të paktën në letër.  Por, si skuadër arritëm që ta mposhtnimë. Si e kujtoj përballjen me Ronaldon? Nuk kishte shenja arrogance, ishte shumë miqësor. Siç janë krejt “yjet” e mëdhenj. Më të vështirë janë lojtarët që nuk e kanë arritur nivelin më të lartë, por që mundohen të sillen si të tillë”.

“Euro 2016”? Para ndeshjes me Zvicrën, i thashë vetes: Shijoje momentin, edhe kështu je i fituar. Ka qenë diçka shumë e bukur. Zviceranët dhe shqiptarët festuan së bashku në stadium. Në fushë ishte mjaft ndeshje e fortë, por korrekte. Mendoj se kjo ndeshje u ka bërë mirë shqiptarëve në Zvicër, por edhe unë si zviceran kam fituar 1-0”.

Pas Zvicrës, erdhi përballja me Francën, në prani të 60 mijë shikuesve në Marseille:

“Ishte kundërshtar gjigant për ne. Një kualitet të tillë nuk e kam parë kurrë si te Franca. Pogba u aktivizua vetëm në pjesën e dytë dhe menjëherë ndryshoi ritmin e lojës”. Franca shënoi dy gola, në minutat e 90-të dhe 96-të dhe fitoi 2-0. Shqipëria u eliminua, edhe pse fitoi minimalisht ndaj Rumanisë.

 “Për mua Europiani ishte si vizitë në një botë tjetër. Kaloi shumë shpejt”.

Nga finalet e “Euro 2016”, më kategorinë e dytë, në Zvivër, në radhët e Zyrihut:

“Psikologjikisht ishte e rëndë të stërvitesha në Kategorinë e Dytë, menjëherë pas Europianit.”

Pas Zyrihut, Kukeli firmosi m Sionin, por dëmtimet e shpeshta nuk e lejuan të khehej në formën më të mirë.

“Sioni vendosi të mos ma vazhdonte kontratën. Nuk mund të ankohem, pasi isha shpesh i lënduar. Por, po ta dinte Sioni se do të kthehesha sërish në nivelin që jam tani, do të ma rinovonte kontratën.”

Mesfushori 36-vjeçar  aktualisht është pjesë e Kriensit në Kategorinë e Dytë./SS/

Maqedoni3 minutes ago

Pesë vjet nga zjarri në spitalin modular Covid në Tetovë që vrau 14 persona

Maqedoni3 minutes ago

Kim Mehmeti: Rama më pranë Beogradit se Prishtinës, “Ballkani i Hapur” i shërben Serbisë

Lajme4 minutes ago

Abdixhiku për gjashtëshen e LDK-së: “Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”

Maqedoni5 minutes ago

Skandal në Shkup: Taksisti i kërkoi më shumë para kinezit dhe ia mori nën kërcënimin e thikës

Shqipëri11 minutes ago

Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë! Nisin procedurat e ekstradimit

Kosovë1 hour ago

Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

OP / ED2 hours ago

35 vjet mashtrim: Shqiptarët në pushtet, por jo në shtet!

Shqipëri2 hours ago

“Më i larti në rajon”- Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDEO)

OP / ED2 hours ago

35 vjet nga pavarësia, rikthehen dilemat e vitit 1991: “Sot na duhet sërish bashkimi politik”

Maqedoni3 hours ago

Tërmeti zgjon Ohrin dhe Strugën: Lëkundje 3.9 ballë godasin jugperëndimin e Maqedonisë

Kosovë3 hours ago

Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”

Maqedoni3 hours ago

35 vjet Pavarësi, Siljanovska-Davkova: Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë, përveç nesh vetë

NA NDIQ NË FACEBOOK