Connect with us

Kosovë

Kryetari i OEK-së: Nëse e kalojmë fazën e parë, e kemi një test të rëndësishëm

Publikuar

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Bujar Rukiqi ka mirëpritur vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për hapjen e disa bizneseve nga 4  maji.

Sipas tij, ky hap duhet të mirëpritet dhe të respektohet nga gjithë qytetarët e vendit.

 

 

“I lus gjitha bizneset të jenë strikt dhe të kalojmë sa më shpejtë nga faza e parë në fazën e dytë. Është mundësuar mu hap ekonomia.

“Prej 4 maj, 18 maj është testi jonë i radhës. 18 maj, 2 qershor, do të kalojmë në gazën e dytë. Konsumatorët duhet të njoftohen për masat.  Duhet të jemi të vetëdijshëm se si duhet të blejmë, argëtohemi, do të ndryshohet për një kohë”, ka thënë ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK