Lajme
Kryetari i Kumanovës pozitiv me Covid-19, me të kontaktuan edhe shumë politikanë tjerë

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka konfirmuar se është infektuar me Kovid-19.
“Sapo mora rezultatet për personat e rinj pozitiv me Kovid-19 në Kumanovë, gjithsejtë 40 qytetarë të mi të dashur, mes të cilëve edhe unë personalisht”, ka shkruar në profilin e tij në FB, Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës.
Kujtojmë që me të dje ishin në kontakt edhe shumë polikanë tjerë si Oliver Sapsovski, Bujar Osmani dhe të tjerë. Mbetet të shihet nëse edhe këta të fundit do të karantinohen.














