Kosovë
Kryeministri në ikje nesër nuk e viziton Malishevën, por një tjetër komunë

Kryeministri në ikje, Albin Kurti, nesër pritet të vizitojë Gjilanin.
Vizita e Kurtit në Gjilan do të zhvillohet për shkak të pandemisë nga koronavirusi në këtë komunë.
Kryeministri në detyrë është kritikuar nga analistë e nga shoqëria civile për arsye se ai nuk ka vizituar asnjë komunë përfshirë këtu Komunën e Malishevës e cila është me e prekura nga koronavirusi.
Kujtojmë që prej se janë paraqitur rastet e para me koronavirus në Kosovë, Kurti nuk ka viztuar asnjë nga komunat e prekura.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri në detyrë Albin Kurti të martën viziton Gjilanin
Të nderuar/a,
Ju njoftojmë se kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të martën, në Qendrën Operative Emergjente, pret kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, me fillim në ora 9:00, tek kampusi i shkollave të mesme.





















