Kosovë
Krasniqi: Kah gjysma e muajit pritet fluks i madh i pacientëve

Infektologu Valbon Krasniqi ka treguar se stabiliteti i gjendjes në Kosovë pritet të shihet kah fundi I muajit Prill.
Ai në Interaktiv tha seka gjysma e këtij muajit presim një fluks më të madh të pacientëve, por që mbetet të shihet se sa po respektohen masat nga qytetarët mbetet edhe të shihet se kur do të qetësohemi.
Ai ka bërë apel që të kujdesen për shëndetin çdo qytetarë, përcjell Periskopi
“Presim një fluks më të madh të pacientëve kah gjysma e prillit, sa i përket stabilitetit të gjendjes të shohim deri kah fundit i Prillit si po shkon gjendja, andaj presim sa po zbatohen këto masa ndajë qytetarëve. Po ashtu edhe zbulimi i vaksinës është larg andaj të kujdesemi për vetën. Në përgjithësi ne sa I kemi në nivel të rasteve “, tha Krasniqi



















