Kosovë
Krasniqi jep detaje për testimin e 65-vjeçarit nga Ferizaj që vdiq dje, thotë se nuk ishte i shtrirë në Infektivë

Infektolog Valbon krasniqi ka teguar për 65-vjeçar nga fshati Sazli i komunës së Ferizajt, i cili ka vdekur gjatë ditës së hënë në QKUK, ndërkohë rezultati i analizës për Covid-19 ka dal sot se ishte pozitivë.
Ai ka shpejguar se testimi mund të bëhet edhe nëse dikush ka vdekur për shkak se sic thotë ai një kohë pas ndaljes së të rrahurit e zemrës e mushkërive und të merret strishen dhe të bëhet testimi, percjell Periskopi
Edhe një kohë pas ndaljes së zemrës e mushkërive ka mundësi të merret strishen dhe të behët testimi. Ai person nuk ka qenë i shtruar në Infektivë andaj nuk mundë të shtojë më shumë. Një respektim shumë i madhë për qytetarët e Kamenicës vtë cilët kanë hedhur dyshime për vdekjen e tij pasiqë ka ardhur nga Italia dhe janë drejtuar tek Indektiva”, tha Krasniqi në Debat Plus






















