Kosovë
Korisha e Prizrenit futet në karantinë

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të fusë në karantinë edhe fshatin Korishë të Prizrenit.
Në vendimin e marrë thuhet se banorët e këtij fshati dyshohet se kanë pasë kontakt të drejtëpërdrejtë me personat e prekur nga koronavirusi.
Me këtë vendim obligohen të gjithë banorët që të respektojnë masat sipas rekomandimeve të Institutit të Shëndetësisë Publike.





















