Kosovë
Konjufca: Ne si Qeveri e mbrojmë flamurin shtetëror

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca sonte në Debat Plus ka thënë se mbrojnë flamurin shtetëror, pasi u pyet për paraqitjen e tij me flamur sot gjatë një takimi live me OKB’në, transmeton Periskopi.
Ai thotë se është më rëndësi të mbrohen simbolet e Kosovës, ndonëse dikur VV e kishte kundërshtuar.
‘’Ne si Qeveri e mbrojmë flamurin shtetëror. Flamurin e Kosovës e kam mbrojtë cdokund, edhe kur kam qenë në opozitë. Do ta mbrojmë flamurin e Kosovës në cdo rast. Për të tjerat, ka zhvillime historike në të ardhmen të cilat do ta përcaktojnë se si do të duken simbolet tona, kushtetuta etj. Ckado që ne duam të vendosim në shtetin tonë, përmes një praktike demokratike’’, ka thënë ai.
”Është me rëndësi të mbrohen simbolet e Koosvës. E kanë një histori si e kanë, VV e ka kritikuar mënyrën e ardhjes së tyre’’/PERISKOPI/





















