Lajme
Konfirmohet viktima e 30-të nga Covid-19 në Shqipëri

Ka shkurar në 750 numri i të prekurve në Shqipëri nga CoVid-19, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe viktimën e 30-të atje.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19, nga të cilat 7 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.
Ndërsa mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion i intubuar në spitalin infektiv, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.



















