Kosovë
Komuna e udhëhequr nga VV shpërfill zotimin për transparencë në prokurim

Organizatat jo qeveritare ‘Ec Ma Ndryshe’ ka akuzuar Komunë e Prizrenit për mostransparencë ndaj dhënies së tenderit për brendimin e qytetit.
Sipas Ec Ma Ndryshe, kryetar i Prizrenit, Mytaher Haskuka që vjen ngë Lëvizja Vetëvendosje ka shpërfillur zotimin për transparencë në prokurim, shkruan Periskopi.
“REAGIM: Tenderi për brendimin e qytetit shpërfill zotimin për transparencë në prokurim.
Aktiviteti i prokurimit për krijimin dhe mirëmbajtjen e brendit të qytetit të Prizrenit, i iniciuar nga Komuna e Prizrenit, pos shpërfilljes së rekomandimeve të dhëna në Planin e Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit 2019-2028, bie ndesh edhe me zotimet e kreut të kësaj komune për transparencë radikale në prokurim”, thuhet në reagimin e tyre.
Gjithashtu kjo OJQ ia ka kujtuar kryetarit Haskuka premtimet që i ka bërë gjatë fushatës zgjedhore.
Lexojeni reagimin e plotë pa ndërhyrje:
Sqarim hyrës: Ndonëse në rrethanat aktuale prioritet kryesor mbetet përballja me pandeminë COVID 19, EC Ma Ndryshe e sheh të arsyeshme që ta publikojë këtë reagim, për faktin se vazhdon monitorimin online të Komunës, për proceset që janë në vijim e sipër.
REAGIM: Tenderi për brendimin e qytetit shpërfill zotimin për transparencë në prokurim
Aktiviteti i prokurimit për krijimin dhe mirëmbajtjen e brendit të qytetit të Prizrenit, i iniciuar nga Komuna e Prizrenit, pos shpërfilljes së rekomandimeve të dhëna në Planin e Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit 2019-2028, bie ndesh edhe me zotimet e kreut të kësaj komune për transparencë radikale në prokurim.
Njoftimi për kontratë për këtë aktivitet të prokurimit (https://kk.rks-gov.net/…/2…/04/B05-Njoftim-per-Kontrat-7.pdf), sipas Komunës së Prizrenit, është përgatitur me 17 mars 2020. Në këtë njoftim shkruan se afati i fundit për pranim të tenderëve ka qenë 6 prill 2020. Mirëpo për çudi, ky njoftim në ueb faqen e Komunës së Prizrenit është publikuar me datën 15 prill 2020, apo 9 ditë pas hapjes së tenderit në Zyrën e Prokurimit.
EC Ma Ndryshe rikujton se transparenca radikale në çdo proces të prokurimit ka qenë njëra prej zotimeve paraelektorale të kryetarit të Komunës së Prizrenit. Në aktivitetin e prokurimit për krijimin dhe mirëmbajtjen e brendit të qytetit të Prizrenit ky parim është shkelur.
Zotimi tjetër parazgjedhor i kryetarit të Komunës së Prizrenit ka qenë implementimi i Planit të Menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit. Lidhur me këtë çështje, dy javë më parë ka reaguar Rrjeti i Organizatave të Kulturës, duke theksuar se Komuna e Prizrenit çështjen e brendimit të qytetit e ka lënë në mëshirë të tenderëve, dhe ka kërkuar anulimin e tenderit. RrOK ka konsideruar se brendimi duhet të jetë një dokument i besueshëm, i matshëm dhe i prekshëm në mënyrë që të fuqizojë aspektin identitar të qytetit të Prizrenit, ashtu siç e përcakton edhe Plani i Menaxhimit. RrOK ka theksuar se Komuna e Prizrenit duhet të hartojë një proces gjithëpërfshirës të hartimit të procesit të brendimit të qytetit dhe jo ta reduktojë vetëm në një tender të formës së dizajnit grafik. Procesi i brendimit, sipas këtij rrjeti, duhet të jetë fillimisht proces i hapur e transparent me publikun dhe më pas të përfundojë apo kulmojë me interpretimin grafik të saj. (reagimi i plotë i RrOK-ut: https://ecmandryshe.org/?page=1,17,718#.XqaD_vRS-M8).
Duke qenë se procesi i deritanishëm i prokurimit për krijimin dhe mirëmbajtjen e brendit të qytetit të Prizrenit, bie ndesh me praktikat e qeverisjes së mirë si dhe me dy zotimet paraelektorale të kryetarit të Komunës, EC Ma Ndryshe kërkon anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit. Gjithashtu i bën thirrje udhëheqjes komunale që ti përmbahen zotimeve parazgjedhore edhe në fushat tjera të qeverisjes lokale.





















