Connect with us

Ndryshe

Po vjen kometa Atlas, në fund të prillit do ta shohim me sytë tanë në qiell

Publikuar

Një kometë e sapozbuluar po i afrohet tokës dhe po bëhet më e ndirtshme, kanë thënë ekspertët.

Brenda javësh pamja e saj mund të jetë “vërtet, vërtet mahnitëshe”, sipas shkencëtarëve që po e ndjekin atë, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Objekti – i njohur si Kometa Atlas – së shpejti mund të bëhet aq i ndritshëm sa mund të jetë i dukshëm derisa lëviz mes yjesh.

Kjo kometë është zbuluar në fund të vitit 2019 dhe në mënyrë rapide po ndriçohet.

Atlasi do të arrijë pikën më të afërt në Tokë në muajin maj, kohë në të cilën ngjyra e gjelbër e saj do të mund të duket edhe me sy të lirë.

“Është definitivisht një kometë premtuese,” tha Daniel Brown nga Universiteti Nottingham Trent.

“Po shkon drejt atij niveli sa në fund të prillit të mund të duket shumë, shumë mahnitës.” – shtoi më tej ai.

Pak gjëra dihen për objektin, dhe astronomët ende nuk e dinë se sa i ndritshëm do të bëhet kur të arrijë. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK