Sport
Kina nis planet për fillimin e kampionatit të futbollit

Futbolli në të gjithë botën është shtyrë për shkak të shpërthimit të koronavirusit, me CSL, që planifikonte të niste sezonin më 22 shkurt.
Disa kufizime tani janë ngritur në Kinë në lidhje me Covid-19 – me vendin që ka qenë epiqendra e shpërthimit – dhe një ndjenjë e normalitetit po kthehet, transmeton lajmi.net.
Kjo mund të shihte ngjarjet kryesore sportive të kthehen në kalnder.
Goal raporton se FA kineze i ka udhëzuar të gjitha klubet nën ombrellën e saj që të përgatiten për një hapje verore të sezonit 2020, megjithëse me pranimin se qershori ose korriku është data e hershme e mundshme e fillimit që mund të stilohet. /Lajmi.net/






















