Connect with us

Uncategorized

Kina i raporton 11 raste të reja të virusit për 24 orë, nuk ka viktima

Publikuar

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të dielën, gjatë 24 orëve të kaluara në Kinë janë shënuar 11 raste të reja të infektimit me Covid-19, por asnjë pacient nuk ka vdekur.

Në mesin e këtyre rasteve ishin gjashtë raste kontakti, përfshirë pesë në provincën verilindore, Heilongjiang, dhe një në provincën juglindore, Guangdon, e cila është afër Hong Kongut.

Pesë rastet e tjera ishin të personave të ardhur nga vendet e huaja. Një ditë më parë ishin regjistruar 11 raste të tilla, raportoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Deri më tani, në Kinë janë regjistruar 82,827 të infektuar dhe 4,632 të vdekur nga koronavirusi, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Rastet e para ishin paraqitur në dhjetor të vitit të kaluar në Ëuhan të Kinës, ndërsa tash sëmundja është përhapur në pothuajse të gjitha shtetet e botës.

NA NDIQ NË FACEBOOK