Connect with us

Sport

Khabibit i ofrohet mundësia për të lënë Rusinë, ka shpresë për luftën kundër Ferguson

Publikuar

Është Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë, që i kanë ofruar Khabibit një aeroplan privat, për të udhëtuar drejt SHBA-së.

Lufta mes Khabib dhe Ferguson është paraparë të zhvillohet më 18 prill, por kampioni i peshave të lehta në UFC ishte lënë i irrituar me një ndalim për të udhëtuar jashtë Rusisë si pjesë e betejës së vendit kundër COVID-19.

Ai aktualisht po qëndron në vendlindjen e tij në Dagestan, por është agjencia që ka sugjeruar se ai ende mund të jetë në gjendje të marrë një leje për udhëtim.

“Që Khabib të lejohet të fluturojë në ShBA me një avion privat, kompania e fluturimit, shërbimet e së cilës ai synon t’i përdorë, duhet të marrin një leje fluturimi jashtë Rusisë dhe për mbërritjen në Shba”, thuhet në njoftimin e agjencisë.

“Kompanitë të cilat ofrojnë udhëtime private zakonisht dinë se cilat dokumente duhet të kenë pasagjerët në mënyrë që atyre t’u lejohet hyrja pas mbërritjes atje”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK