Connect with us

Kosovë

Këto janë komunat prej nga vijnë 30 personat që sot u konfirmuan me koronavirus

Publikuar

Ka shkuar në 510 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, me 30 raste të reja që u konfirmuan sot.

IKSHP ka bërë të ditur edhe qytetet prej nga vijnë rastet e reja me koronavirus, teksa më së shumti të konfirmuar sot pati nga komuna e Suharekës.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëmbëdhjetë (11) raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Krushicë e poshtme, tre (3) raste Suharekë, dy (2) raste Reshtan dhe një (1) rast Bukosh), nëntë (9) raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy (2) raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë”, thuhet në njoftim.

Deri tash, në Kosovë nga koronavirusi janë shëruar gjithësej 93 pacientë.

NA NDIQ NË FACEBOOK