Kosovë
Këshilltarja e Kurtit thotë se Baton Haxhiu është këshilltar i Thaçit, Behrami e quan propagandë

Këshilltarja e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Fëllanza Podrimja e ka quajtur gazetarin Baton Haxhiu këshilltar të presidentit, Hashim Thaçi, derisa ka shpërndarë deklaratën e tij ku flet për amnisti të krimeve të luftës. Për këtë çështje kanë reaguar nga presidenca.
Podrimja ka shkruar në Tëitter se edhe njëherë një këshilltar i presidentit ka dëshmuar se është i dobët, kur flet për çështjet juridike.
Ajo thotë se amnistimi i krimeve të luftës nuk mund të ndodhë.
“Edhe një herë një këshilltar i presidentit dëshmon se është i dobët kur vjen fjala te cështjet juridike. Aministia për krimet e luftës, apo krimet kundër njerëzimit nuk mund të ndodhë. E drejta ndërkombëtare e ndalon këtë. Një marrëveshje e tillë në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ishte e pavlefshme”, ka shkruar ajo.
Ndaj kësaj deklarate të këshilltares së kryeministrit në detyrë të Kosovës, ka reaguar, këshilltari i presidentit, Artan Behrami.
Nga zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit kanë deklaruar se një pretendim i tillë i këshilltares së Kurtit është propagandë.
“Ky njeri nuk është këshilltar i presidentit. Ajo cka ju jeni duke bërë është se po provoni që të tërhiqni vëmendjen nga skandali i këshilltarit të Kurtit, që e ka akuzuar UCK’në për krime të luftës, duke përdorur një koment të një gazetari që nuk ka asnjë lidhje me institucionet”, ka shkruar në Tëitter, këshilltari i Thaçit.





















